Ahmet Gençtürk
16 Nëntor 2023•Përditësim: 17 Nëntor 2023
Çekia vendosi të ngrijë asetet shtetërore ruse në vend, raporton Anadolu.
"Me sugjerimin tim, qeveria miratoi sot ngrirjen e aseteve shtetërore ruse në Republikën Çeke", shkroi të mërkurën ministri i Jashtëm Jan Lipavsky në X.
"Aktivitetet komerciale nga të cilat Rusia financon vrasjen e ukrainasve përfundojnë këtu", shtoi ai.
Kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba falënderoi qeverinë çeke dhe Lipavsky për vendimin në fjalë.
"Të gjitha vendet që ende nuk e kanë bërë këtë duhet të ndjekin shembullin. Paratë ruse duhet të përdoren për rimëkëmbjen e Ukrainës në vend të vrasjeve dhe shkatërrimit", tha Kuleba.