Diyar Güldoğan
06 Maj 2026•Përditësim: 06 Maj 2026
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka bërë të ditur se forcat ushtarake të SHBA-së që operojnë në Gjirin e Omanit kanë çaktivizuar një cisternë nafte me flamur iranian, pasi ajo dyshohet se nuk u bind ndaj paralajmërimeve të lidhura me një bllokadë detare amerikane në zhvillim, transmeton Anadolu.
CENTCOM tha se anija, e identifikuar si M/T Hasna, u vëzhgua duke lundruar në ujëra ndërkombëtare në drejtim të një porti iranian në Gjirin e Omanit rreth orës 9:00 të mëngjesit me kohën e Washingtonit (14:00 GMT).
CENTCOM tha se forcat amerikane i dhanë “disa paralajmërime” cisternës, duke informuar ekuipazhin se anija po shkel bllokadën.
“Pasi ekuipazhi i anijes Hasna nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura, forcat amerikane çaktivizuan timonin e cisternës duke qëlluar disa herë me topin 20 mm të një avioni luftarak F/A-18 Super Hornet të marinës amerikane, i nisur nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln (CVN 72). Hasna nuk po lundron më drejt Iranit”, thuhet në deklaratë.
Operacioni u krye nga një avion luftarak F/A-18 Super Hornet i marinës amerikane, i ngritur nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln (CVN-72).