Vesna Besic
19 Shkurt 2023•Përditësim: 19 Shkurt 2023
Civilët janë evakuuar nga qyteti ukrainas Bakhmut, i njohur si vendi ku po zhvillohen luftimet më të rënda në luftën me Rusinë, raporton Anadolu.
Civilët u evakuuan me një tren që udhëtonte në perëndim të vendit.
Qyteti i Bakhmutit në rajonin e Donetskut është praktikisht i rrënuar për shkak të luftimeve të ashpra ndërsa civilët që cilët jetojnë në atë zonë luftojnë çdo ditë për të mbijetuar.
Rrugët që të çojnë në Bakhmut, të cilat forcat ruse po përpiqen t'i rrethojnë, janë gjithashtu nën bombardime të rënda.