İdris Okuducu
06 Prill 2017•Përditësim: 06 Prill 2017
MOSUL (AA) - Një helikopter ushtarak është rrëzuar në qytetin e Mosulit në Irak si rezultat i një sulmi nga organizata terroriste DEASH, ku si pasojë dy pilotë kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burime ushtarake, helikopteri i ushtrisë së Irakut është rrëzuar në lagjen "Inxhinierët" në verilindje të Mosulit si rezultat i hapjes zjarr nga militantët e DEASH-it.
Njoftohet se dy pilotët që drejtonin helikopterin e rrëzuar nga DEASH kanë humbur jetën.
Ndërkaq, Komanda e Operacioneve të Përbashkëta në Mosul ende nuk ka dalë me deklaratë lidhur me ngjarjen.