19 Janar 2016•Përditësim: 19 Janar 2016
PARIS (AA) — Ekipe të shumta të zjarrfikësve janë duke tentuar që ta vënë nën kontroll zjarrin i cili sot në mëngjes shpërtheu në njërin prej kateve të hotelit luksoz “Ritz Carlton“ në qendër të Parisit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i njësitit zjarrfikës, Yvon Bot deklaroi se nuk ka të lënduar, por zjarrfikësit edhe më tej po tentojnë që stuhinë e zjarrit ta vënë në kontroll, ku si problem është paraqitur fakti se zjarri ka shpërthyer në katin e pasmë ku qasja është tepër e vështirë, por edhe era ndihmon në përhapjen e zjarrit.
Policia dhe zjarrfikësit kanë bllokuar kuartin Vendome të Parisit në të cilin gjendet selia e Ministrisë franceze të Drejtësisë, por edhe shumë dyqane luksoze. Hoteli Ritz duhej të hapej në mars të këtij viti pas rikonstruksionit tre vjeçarë.
Bëhet fjalë për pushimoren e preferuar të personave të famshëm siç janë Frederic Chopin, Coco Chanel dhe Ernest Hemingëay. Ritz për herë të fundit është restaruar në fillim të vitit 1979, pasi e bleu Mohamed al-Fayed.