Abdulbesar Ademi
08 Gusht 2025•Përditësim: 09 Gusht 2025
Dashamirësit e maceve në Teheran iu bashkuan miliona njerëzve në mbarë botën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Maceve, 8 gushtin, raporton Anadolu.
Edhe pse nuk pati ngjarje të mëdha publike në Teheran, shumë banorë shfrytëzuan rastin për të përkëdhelur macet dhe për të ndarë histori duke festuar lidhjen e veçantë midis njerëzve dhe maceve.
Dita Ndërkombëtare e Maceve, e nisur në vitin 2002 nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (IFAW), shënohet çdo vit më 8 gusht për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e maceve përmes ngjarjeve të ndryshme.