Ali Cura
17 Qershor 2020•Përditësim: 18 Qershor 2020
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, njoftoi se do ta presin pozitivisht nëse SHBA do të jetë efektive për forcimin e përpjekjeve për armëpushim në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lavrov, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp që zhvilloi nëpërmjet video konferencës pas takimit të veçantë Rusi-Asociacioni i Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN).
Ndaj pyetjes se si e vlerëson deklaratën e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, që SHBA-ja duhet të luajë rol më aktiv në zgjidhjen e çështjes së Libisë, ministri Lavrov tha se "Mirëpritet me kënaqësi çdo ndihmë konstruktive që bëhet për të kapërcyer krizën në Libi, Siri ose dhe në çdo vend tjetër".
"Nuk kam informacion se çfarë hapash konkretë do të ndërmarrë SHBA-ja për zgjidhjen e problemit në Libi", tha Lavrov i cili më tej rikujtoi se edhe SHBA-ja mori pjesë në Konferencën e Berlinit ku Rusia mori pjesë në nivel presidencial dhe se ata kanë nënshkruar edhe vendimet e Konferencës së Libisë të miratuara nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).
SHBA-ja e njeh qeverinë e Libisë njoftoi Lavrov duke u shprehur që "unë mendoj se do të jetë shumë pozitive nëse SHBA, do të mund të përdorë ndikimin e saj në konfliktet në Libi, për të forcuar përpjekjet e Rusisë dhe fuqive të tjera të cilët janë pro shpalljes së menjëhershme të armëpushimit".
- Ministri Çavuşoğlu i ka bërë thirrje SHBA-së
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, më 11 qershor në një program në kanalin NTV kishte deklaruar se "SHBA-ja nuk është shumë aktive në Libi. Ndoshta arsyeja e kësaj mund të jenë traumat e përjetuara në të kaluarën. Stabiliteti i këtij rajoni dhe pengimi i situatave të padëshiruara në këtë rajon janë në dobi edhe të aleancës së NATO-s. Për këtë arsye edhe SHBA duhet të luajë një rol më aktiv në sigurimin e armëpushimit si edhe në procesin politik".