Hakan Çopur
02 Tetor 2020•Përditësim: 02 Tetor 2020
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania janë pozitivë ndaj koronavirusit (COVID-19), njofoti sot në mëngjes presidenti amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Testi im dhe i zonjës së parë ndaj COVID-19 ka qenë pozitiv. Menjëherë do të fillojmë me karantinimin dhe procesin e kurimit. Këtë do ta tejkalojmë së bashku”, tha Trump në njoftimin në rrjetet sociale.
Trump më herët njoftoi se me bashkëshorten Melania do të jenë në izolim pasi këshilltarja e tij Hope Hicks është pozitive ndaj COVID-19.
Hicks ishte me Trumpin dhe delegacionin gjatë udhëtimeve të paradokohshme në kuadër të fushatave të fundit zgjedhore.