Betül Yürük
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
OKB (AA) - Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric tha se "kanë mbetur të tmerruar" nga raporti i Amnesty International i cili vërteton se regjimi në Siri që nga fillimi i luftës së brendshme në vitin 2011 e deri në vitin 2016 ka ekzekutuar pa gjyq prej 5 mijë deri në 13 mijë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Dujarric, në një konferencë ditore për media tha se në mënyrë të përsëritur kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me kushtet dhe të drejtat e njeriut në burgjet e regjimit në Siri.
Ndër të tjera duke vënë theksin se "Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres është tmerruar nga të dhënat e paraqitura në raport", Dujarric tha se duhet të kërkohet llogari për të gjitha krimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera në Siri.
Amnesty International kishte njoftuar se regjimi i Bashar Asadit në Siri nga fillimi i luftës së brendshme në vitin 2011 e deri në vitin 2016 ka ekzekutuar pa gjyq prej 5 mijë deri në 13 mijë persona nga të cilët shumica e tyre në burgun Sajdnaja në Damask.