Faruk Zorlu
22 Janar 2019•Përditësim: 22 Janar 2019
XHAKARTË (AA) – Një tërmet i fuqishëm sot në mëngjes ka goditur provincën indoneziane Nusa Tenggara Lindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Nacionale për Meteorologji dhe Gjeofizikë njoftoi se bëhet fjalë për dridhje të tokës me magnitudë prej 6,2 ballësh sipas Rihterit.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 100 kilometra nga brigjet e rajonit Sumba Barat dhe në thellësi të tokës prej dhjetë kilometrash.
Deri tani nuk ka informacione për viktima, ndërsa autoritetet nuk kanë lëshuar paralajmërim për mundësi të paraqitjes së cunamit.
Jo shumë gjatë pas tërmetit të parë, rajoni i njëjtë u dridh edhe nga tërmeti i dytë me fuqi prej 6,7 ballësh.
Epiqendra e tërmetit të dytë ishte më afër bregut, andaj zyrtarët u bënë thirrje banorëve për gatishmëri.
Indonezia gjendet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrtë e Paqësorit, ku shpesh ndodhin tërmete, vullkane, stuhi dhe katastrofa të tjera natyrore.
Në shtator të vitit të kaluar, një tërmet shkatërrues në ishullin Sulawesi shkaktoi cunami, në të cilin humbën jetën më shumë se 2.000 persona.