Gülşen Topçu
08 nëntor 2015•Përditësim: 08 nëntor 2015
KAJRO (AA) - Njoftohet se një prej themeluesve të El-Mısri el-Yevm, gazetës më të madhe private në Egjipt dhe biznesmeni Salah Diyab bashkë me djalin e tij janë ndaluar me akuzat për "korrupsion", raporton Andolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet policore mësohet se Diyab dhe djali i tij ndaj të cilëve ditë më parë u vendosën masa bllokimi ndaj aseteve të tyre janë ndaluar në shtëpinë e tyre në qytetin Giza.
Ndërsa theksohet se avokati i Diyab nuk ka dhënë informacione në lidhje me ndalimin e tij, por gazeta në një deklaratë me shkrim të bërë ditën e premte pati njoftuar se seanca gjyqësore në lidhje me vendimin për vendosjen e masave ndaj aseteve të Diyab do të mbahej më 10 nëntor.