ABDULSALAM FAYEZ,Çağrı Koşak
17 dhjetor 2024•Përditësim: 17 dhjetor 2024
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah Al-Sisi dhe mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifah diskutuan për zhvillimet në Siri dhe Liban, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca e Egjiptit thuhet se presidenti egjiptian Sisi dhe mbreti i Bahreinit, Al Khalifah zhvilluan një bisedë telefonike.
Gjatë bisedës, liderët e dy vendeve diskutuan për zhvillimet e fundit në Siri dhe Liban ndërsa theksuan se ndajnë të njëjtat ndjeshmëri për ruajtjen e stabilitetit dhe integritetit territorial të të dy vendeve.
Në bisedën ku u diskutua për gjenocidin e kryer nga Izraeli në Rripin e Gazës, u tha se krahas arritjes se një armëpushimi të menjëhershëm dhe kryerjes së shkëmbimit të të burgosurve duhet të sigurohet edhe ndihma humanitare e pakushtëzuar për rajonin.
Marrëveshja e armëpushimit e arritur mes Libanit dhe Izraelit hyri në fuqi më 27 nëntor, në orën 02:00 me orën lokale.
Por, ushtria izraelite e shkeli marrëveshjen 228 herë me sulmet që kreu. Në këto sulme deri më tani janë vrarë 31 persona ndërsa 36 të tjerë janë plagosur.
Pas përleshjeve që u intensifikuan në Siri më 27 nëntor, regjimi 61-vjeçar Baath ra më 8 dhjetor dhe udhëheqësi i regjimit Bashar al-Asad u largua nga vendi.