Emre Gürkan Abay
26 Gusht 2017•Përditësim: 27 Gusht 2017
MOSKË (AA) - Ekipi akrobatik "Yjet Turke" i Forcave Ajrore të Turqisë ofroi shfaqe për herë të parë në histori në qiejt e Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Yjet Turke" të cilët marrin pjesë si të ftuar special në panairin Armiya 2017 (Ushtria 2017) kanë kryer një fluturim demonstrues në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.
Ekipi turk të cilët janë ekipi i vetëm akrobatik në botë që kryejnë shfaqe me 8 avionë luftarakë supersonikë, kanë marrë duartrokitje nga qytetarët rusë.
Demonstrimi i cili ka zgjatur përafërsisht 45 minuta është ndjekur nga një numër i madh qytetarësh.