Havva Kara Aydın
19 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Një ekip nga Anadolu Agency (AA) vizitoi dhe filmoi bazën strategjike ajrore Al-Watiya, e cila ishte e pushtuar nga milicitë e komandantit puçist Khalifa Haftar dhe u rimor nga Ushtria Libiane dje.
Baza u çlirua në një kohë shumë të shkurtër pas fillimit të një operacioni në mëngjesin e së hënës, tha koloneli Mohammad Dava nga Departamenti i Operacioneve Perëndimore i ushtrisë.
Një ekip nga Anadolu Agency (AA) vizitoi dhe filmoi bazën strategjike ajrore Al-Watiya, e cila ishte e pushtuar nga milicitë e komandantit puçist Khalifa Haftar dhe u rimor nga Ushtria Libiane dje. Baza u çlirua në një kohë shumë të shkurtër pas fillimit të një operacioni në mëngjesin e së hënës, tha koloneli Mohammad Dava nga Departamenti i Operacioneve Perëndimore i ushtrisë. Ai vuri në dukje se një sistem i mbrojtjes ajrore i tipit "Pantsir" i prodhuar nga Rusia u konfiskua dhe do të transferohet në një bazë të qeverisë libiane. ( Hazem Turkia - Anadolu Agency )
Ai vuri në dukje se një sistem i mbrojtjes ajrore i tipit "Pantsir" i prodhuar nga Rusia u konfiskua dhe do të transferohet në një bazë të qeverisë libiane.
Ushtarët e Ushtrisë Libiane u fotografuan përpara sistemit të mbrojtjes ajrore "Pantsir", i cili ishte i furnizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për milicitë e Haftarit.
Përfaqësuesit e mediave u dërguan në bazë pas një kontrolli të sigurisë.
Në bazë shiheshin shumë automjete ushtarake të papërdorshme, furgonë dhe avionë në hangare që u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë me mjete ajrore pa pilot.
Fitorja u njoftua nga zyra e mediave të operacionit të udhëhequr nga qeveria, Burkan Al-Ghadab (Vullkani i tërbimit), duke cituar Osama al-Juwaili-n, komandantin e operacionit "Stuhia e Paqes".
Al-Watiya llogaritet si një bazë ajrore kryesore, e dyta pas Aeroportit Mitiga. Ajo u pushtua në vitin 2014 nga Haftar, udhëheqësi i forcave të armatosura jolegjitime në Libinë lindore, i cili e përdori atë si seli për sulme ndaj qeverisë legjitime.
Qeveria ka qenë nën sulme nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019 dhe më shumë se një mijë njerëz janë vrarë gjatë dhunës. Ajo filloi "operacionin "Stuhia e Paqes" më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.
Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.