Beyza Binnur Dönmez
21 Mars 2019•Përditësim: 23 Mars 2019
Një venezuelian i cili emigroi në Kolumbi para një vit e gjysëm krijon gjë sende artizanale me kartëmonedha të vjetra.
24-vjeçari venezuelian, Edixon Infante, është në mesin e emigrantëve, numri i të cilëve është gjithnjë e në rritje në Kolumbi, të cilët tani po përdorin kartëmonedhat bolivare të Venezuelës për të krijuar art, kartëmonedha të cilat u zëvendësuan nga bolivari sovran i ri i Venezuelës gushtin e kaluar.
CUCUTA (AA) - Një venezuelian i cili emigroi në Kolumbi para një vit e gjysëm krijon gjë sende artizanale me kartëmonedha të vjetra. 24-vjeçari venezuelian, Edixon Infante, është në mesin e emigrantëve, numri i të cilëve është gjithnjë e në rritje në Kolumbi, të cilët tani po përdorin kartëmonedhat bolivare të Venezuelës për të krijuar art. ( Daniel Salgar Antolinez - Anadolu Agency )
Shumë venezuelianë që migruan në Kolumbinë fqinje në kërkim të vendeve të punës dhe të një jete më të mirë, tani kujdesen për familjet e tyre duke shitur në rrugë çanta, stoli dhe lodra të krijuara nga fletët e monedhës së braktisur.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Infante tha se ai ka punuar si tregtar në Venezuelë.
“Po t’i kisha këto para në të kaluarën, unë do të isha milioner. Do të bleja një shtëpi, do të bleja një veturë. Por, nuk kanë vlerë tani”, tha Infante, duke valëzuar një deng me kartëmonedha.
Ai tha se kjo ide i ka ardhur në mendje nga disa njerëz të vendit të tij, të cilët po jetonin duke shitur mallra letrash të krijuara nga bolivarët e vjetër.
Veçanërisht mallrat artizanale tërheqin interesin e turistëve, tha Infante, duke shtuar se një pjesë të parave që ai fiton ia dërgon familjes së tij që jeton në Venezuelë.
Ekonomia e Venezuelës ka shënuar rënie të shpejtë pas rënies globale të çmimit të naftës së papërpunuar, eksportit kryesor të vendit.
Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari kur Nicolas Maduro u betua për një mandat të dytë, pas një votimi të bojkotuar nga opozita.
Tensionet u rritën më 23 janar kur kreu i opozitës, Juan Guaido, u shpall president i përkohshëm, veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.
Turqia, Rusia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika kanë kaluar mbështetjen e tyre për presidentin Maduro.