Serdar Bıtmez, Hamdi Yıldız
02 Shtator 2021•Përditësim: 03 Shtator 2021
Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani priti në takim futbollistin e Fenerbahçes, Mesut Özil i cili ishte për vizitë në Katar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Katarasit shpërndanë masivitsht fotografinë e Özil-it, me Emirin e Katarit Sheikh Tamim në llogaritë e tyre në mediat sociale.
Në lajmet në mediat lokale në vend, thuhet se Sheikh Tamim e pranoi Özilin në Divanin e Emirit.
Özil vizitoi shumë objekte sportive në vend gjatë vizitës së tij në Katar. Ai gjithashtu vizitoi edhe Spitalin Sportiv Aspetar në kryeqytetin Doha.
Özil më parë për mediat tha se është krenar që Kampionati Botëror 2022 do të mbahet në Katar.