Zafer Fatih Beyaz,Barış Seçkin
31 tetor 2021•Përditësim: 31 tetor 2021
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të takimeve në Samitin e Liderëve të G20 në Romë u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimi kokë më kokë u zhvillua i mbyllur për media në Qendrën e Kongreseve Nuvola, ku po mbahet Samiti.
Takimi mes presidentëve Erdoğan dhe Macron zgjati 50 minuta.