Halit Süleyman
12 Gusht 2016•Përditësim: 13 Gusht 2016
HALEP (AA) - Njoftohet se pas thyerjes së rrethimit të Halepit në veri të Sirisë kanë mbërritur ndihmat humanitare dhe produktet themelore ushqimore në rajonet nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Jasir Ebu Ammar, një prej aktivistëve të mediave lokale në Halep në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ndihmat kanë mbërritur në qytet nga rajoni Ramuse të cilin opozitarët javën e kaluar arritën ta merrnin nën kontroll rajonin.