Ekip
11 dhjetor 2020•Përditësim: 11 dhjetor 2020
Ka filluar festa e hebrenjve në mbarë botën, Hanukkah, sipas kalendarit hebraik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndryshe njohur edhe Festivali Hebre i Dritave, Hanukkah, do të vazhdojë 8 ditë, ndërsa u kremtua me aktivitete dhe rituale të ndryshme edhe nga hebrenjtë e New Yorkut ashtu si të tjerët në vendet e ndryshme.
Hanukkah është festë tetë ditore që shënon ripërkushtimin e tempullit të dytë hebre në Kuds në shekullin e dytë para Krishtit. Festa filloi më 10 dhjetor ndërsa do të përfundojë më 18 dhjetor.
Edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dje kishte publikuar një mesazh me rastin e festës, duke theksuar se qeveria e tij siguron dhe respekton lirinë e të gjitha feve.
"Në një epokë në të cilën antisemitizmi, islamofobia dhe ksenofobia janë përhapur si një pandemi, Turqia do të vazhdojë të jetë model për të gjithë botën", ishte shprehur Erdoğan.