İlayda Çakırtekin
28 Shtator 2025•Përditësim: 30 Shtator 2025
Finlanda planifikon të ulë benefitet e papunësisë për imigrantët që nuk kanë njohuri të gjuhës finlandeze ose suedeze, raportoi sot gazeta “Helsingin Sanomat”, transmeton Anadolu.
Benefitet e papunësisë për imigrantët në Finlandë do të ulen deri në rreth 50 euro në muaj nëse ata nuk zotërojnë njohuri të mjaftueshme të finlandishtes ose suedishtes.
Mbështetja mund të rritet sërish në nivelin aktual të ndihmës së tregut të punës nëse imigrantët demonstrojnë aftësi të mjaftueshme gjuhësore ose kryejnë sasi të mjaftueshme pune.
Nuk është ende e qartë nëse ky ndryshim do të zbatohet vetëm për imigrantët e ardhshëm apo edhe për ata që tashmë jetojnë në Finlandë.
“Mbështetja për integrim do të zëvendësojë mbështetjen e tregut të punës për disa imigrantë. Kjo ndihmë mund të ulet në nivelin e komponentit bazë aktual të ndihmës së të ardhurave”, shpjegoi gjithashtu ministrja e Financave, Riikka Purra, në rrjetin social amerikan X.