Murat Temizer
02 Prill 2023•Përditësim: 03 Prill 2023
Qytetarët në Finlandë sot po shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për zgjedhjet parlamentare, transmeton Anadolu.
Komisioni Zgjedhor Finlandez njoftoi se kutitë e votimit të hapura në orën 9:00 me kohën lokale do të mbyllen në orën 20:00.
Në zgjedhje do të përcaktohen anëtarët e parlamentit prej 200 vendesh.
Populli finlandez i ka kushtuar rëndësi të madhe këtyre zgjedhjeve për shkak të rimëkëmbjes së pritur të ekonomisë së vendit, si dhe çështjes së sigurisë që ka dalë në pah për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Siç njoftohet, 4,54 milionë qytetarë të regjistruar kanë të drejtë vote në vendin me rreth 5,6 milionë banorë.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shpallen më 5 prill.
Ekspertët tërheqin vëmendjen për vështirësinë e parashikimit se cila nga tri partitë që kishin vota të përafërta në vitin 2019 do të kryesojë në këto zgjedhje.
Sondazhet e fundit tregojnë se Partia e Koalicionit Kombëtar do të marrë 20,8 për qind të votave, Partia Socialdemokrate 19,9 për qind dhe nacionalistët Finlandezët e Vërtetë 19 për qind.