Ramazan Özdemir
05 Qershor 2016•Përditësim: 05 Qershor 2016
HATAY (AA) - Forcat e regjimit në Siri kanë kryer sulme artilerie dhe raketash në rajonin e Malit Turkmen (Türkmendağı) në periferi të qytetit Latakia, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se forcat e regjimit që në orët e para të mëngjesit kanë nisur sulmet me artileri topash dhe raketa ndaj fshatrave nën kontrollin e opozitarëve.
Burimet lokale theksojnë se pas sulmeve, forcat e regjimit kanë nisur ofensivë tokësore ku si pasojë kanë patur konflikte të ashpëra me opozitarët.