Haydar Hadi
17 Qershor 2017•Përditësim: 18 Qershor 2017
BAGDAD (AA) - Forcat irakiane kanë kryer një operacion në kufirin sirian dhe jordanez dhe se gjithë zona është vënë nën kontrollin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Rrjeti i informimit luftarak, që vepron brenda Ministrisë së Mbrojtjes të Irakut ka theksuar se në kalimin kufitar sirian El-Velit dhe kufirin jordanez është kryer një operacion i ushtrisë, forcave lokale fisnore me mbështetje ajrore të Irakut dhe forcave të koalicionit. Ata theksuan se operacioni është kryer nga tre drejtime.
Naim Ugud, kryetar i komitetit të sigurisë së Këshillit provincial në Enbar, për AA ka thënë se është vendosur kontrolli në zonën nga kalimi kufitar Tiraybil në kufirin Iraj-Jordani deri në Velit në kufirin sirian.
Më tej shtohet se pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH duke kaluar kufijtë në fjalë kanë kryer sulme në Irak.