Esat Fırat
16 Qershor 2020•Përditësim: 17 Qershor 2020
Forcat izraelite në aksionet e organizuara gjatë mbrëmjes në Bregun Perëndimor të okupuar arrestuan 13 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shoqata e të burgosurve palestinezë njoftoi se 13 palestinezë u arrestuan me akuza të ndryshme dhe një nga të arrestuarit edhe më herët ka qenë i arrestuar.
Forcat izraelite shpesh herë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor arrestojnë palestinezët nën akuza të ndryshme.
Të dhënat e Shoqatës së të burgosurve palestinezë tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 5.700 palestinezë, në mesin e të cilëve ka gra dhe të mitur.
Sipas të dhënave të Shoqatës, forcat izraelite që nga fillimi i vitit 2020 arrestuan së paku 750 palestinezë në Kudsin Lindor të pushtuar.