Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout,Afra Aksoy
21 Shkurt 2018•Përditësim: 21 Shkurt 2018
KUDS (AA) - Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar 20 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ushtrisë izraelite theksohet se palestinezët janë arrestuar nën akuzat për pjesëmarrje në aktivitete terroriste.
Forcat izraelite shpesh kryejnë ndërhyrje në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në burgjet izraelite ka rreth 7 mijë palestinezë, duke përfshirë një numër të madh të të miturve.