Ahmet Gürhan Kartal
28 Tetor 2019•Përditësim: 29 Tetor 2019
Një 84-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me armë zjarri dy persona në një xhami në qytetin Bayyone në jug të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat lokale, sulmuesi, një ish-ushtar, qëlloi ndaj besimtarëve brenda në xhami përderisa po kryenin lutjet, si pasojë e të cilës u plagosën dy persona të moshuar të cilët u dërguan në spital me lëndime të rënda.
Sulmuesi, i cili deri më tani nuk është identifikuar, u arrestua në shtëpinë e tij pranë komunës Saint-Martin-de-Seignanx.
Mediat lokale raportuan se policia gjeti armë dhe granata në adresën e sulmuesit.
Duke cituar burime të policisë, mediat po ashtu raportuan se sulmuesi kishte lidhje me të djathtën ekstreme dhe ishte një kandidat i Partisë së Frontit Kombëtar të udhëhequr nga Marine Le Pene, e cila më vonë ndryshoi emrin në Tubimi Kombëtar.