Ekip
09 mars 2019•Përditësim: 10 mars 2019
Qindra pjesëtarë të lëvizjes “Jelekët e verdhë” kanë dalë në rrugët e Parisit dhe qytetet tjera franceze tashmë 17 të shtuna me radhë, për të ushtruar presion ndaj Qeverisë së presidentit Emmanuel Macron që të ndryshoj politikën për të cilën konsiderojnë se favorizon të pasurit, transemton Anadolu Agency (AA).
Marshi i Parisit i “jelekëve të verdhë” filloi tek Porta Triumfale, ndërsa përfundoi tek Kopshtet e Luksemburgut, ku është selia e Senatit.
Këtë të shtunë marshin e kryesuan gratë, me çka “jelekët e verdhë” një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas tentuan të tregojnë për barazinë e të drejtave të gjinive.
Marshe të tilla janë mbajtur edhe në shumë qytete tjera franceze.
Numri i protestuesve është duke u zvogëluar nga java në javë, ndërsa mendimi publik konsideron se “jelekët e verdhë” kanë mbështetje gjithnjë më të vogël tek francezët për shkak të dhunës dhe dëmeve të mëdha materiale.