Fatma Esma Arslan
26 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
PARIS (AA) - Punonjësit e hekurudhës në Francë në shenjë revolte për përmirësimin e kushteve e kanë reduktuar orarin e punës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e saj Kompania Hekurudhore e Francës SNCF, njoftoi se trenat e shpejt ndërurban TGV do të shërbejnë me gjysëm kapacitet dhe se do të reduktohen udhëtimet e trenave brenda qytetit.
Theksohet se në kuadër të vendimit për reduktimin e orarit të punës që filloi mbrëmë dhe do të mbarojë sonte, në disa rajone të Parisit numri i trenave do të përgjysmohet, ndërsa në disa rajone të tjera do të reduktohet në një të tretat.