Ekip
10 Shtator 2020•Përditësim: 11 Shtator 2020
Ministria e Shëndetësisë në Gazën e bllokuar nga Izraeli sot ka raportuar 195 raste të reja me koronavirus (COVID-19) dhe një vdekje të një fëmije gjashtëmuajsh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga marsi, numri i infeksioneve në Gaza është rritur në 1.551, duke përfshirë dhjetë vdekje dhe 114 të shëruar.
"Numri i rasteve aktive në Gaza është rritur në 1,427", tha ministria, duke u bërë thirrje banorëve të respektojnë protokollet shëndetësore për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit.
Qeveria e udhëhequr nga Hamasi më 24 gusht vendosi masa kufizuese në Gaza për të ndihmuar në frenimin e shpërthimit në enklavën e bllokuar.