Ekip
24 Prill 2018•Përditësim: 25 Prill 2018
WASHINGTON (AA) – Ish-presidenti amerikan George H. W. Bush (93) është shtrirë në spital për shkak të infeksionit, një ditë pas varrimit të bashkëshortes së tij Barbara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat amerikane lajmërojnë se Bush gjendet në kujdes intensiv për shkak të infeksionit.
Familja Bush njoftoi se ish-burrështetasi amerikan mirë reagon ndaj terapisë.
Bush, i cili detyrën e presidetit të 41-të e ushtroi nga viti 1989 deri në vitin 1993, të dielën u shtrua në spitalin në Houston, një ditë pas varrimit të bashkëshortes e cila ndërroi jetë të marten e kaluar në moshën 92 vjeçare.