Burak Bir
05 Dhjetor 2022•Përditësim: 06 Dhjetor 2022
Është mbyllur Aeroporti Ndërkombëtar i Glasgow-it pasi është gjetur një send “i dyshimtë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ndodhi rreth orës 5:55 të mëngjesit me orën lokale kur policia pranoi një thirrje për një send të dyshimtë në sallën e kontrollit të sigurisë në aeroportin e Glasgow-it, tha policia.
"Në përputhje me procedurat dhe masat paraprake, janë mbyllur zonat e kontrollit dhe sigurisë", njoftoi Policia e Glasgow-it.
Stafi dhe qytetarët u zhvendosën nga zona e kontrollit në parkingun shumëkatësh.
"Regjistrimi në terminal është i mbyllur për shkak të incidentit në vazhdim dhe pasagjerët janë zhvendosur jashtë ndërtesës në parkingun tonë të mbyllur", thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Aeroportit.