Ayhan Şimşek
07 tetor 2026•Përditësim: 07 tetor 2026
Gjermania ka bllokuar kompaninë shtetërore kineze të transportit detar Cosco nga blerja e 80 për qind të aksioneve të kompanisë logjistike Zippel në Hamburg, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA, një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë tha pas një mbledhjeje të kabinetit se ministria do të nxjerrë një urdhër formal për ndalimin e blerjes.
“Arsyeja e ndalimit janë shqetësimet për sigurinë. Blerja do të kishte thelluar varësitë dhe do të rrezikonte qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit në Gjermani dhe BE”, tha zëdhënësi.
Ai tha se Gjermania mirëpret investimet e huaja, por ligjet e saj i lejojnë qeverisë të shqyrtojë rast pas rasti blerjet e kompanive gjermane nga investitorë të huaj.
Sipas tij, kriteri kryesor është nëse një marrëveshje mund të përbëjë kërcënim për rendin publik ose sigurinë.
Cosco është një nga kompanitë më të mëdha të transportit detar në botë për nga volumi i ngarkesave. Ajo tashmë zotëron 24,99 për qind të aksioneve në terminalin e kontejnerëve Tollerort në Hamburg.