Sayed Khodaiberdi Sadat
03 Shtator 2021•Përditësim: 03 Shtator 2021
Një grup i grave në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, protestuan për të drejtat e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gratë u mblodhën përpara rezidencës presidenciale të Afganistanit dhe mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet: "Të drejtat e grave dhe burrave janë të barabarta" dhe "Një shoqëri pa gra është një shoqëri e vdekur".
Samir Hayirhav, duke folur në protestë tha se dëshirojnë që edhe gratë të jenë të përfshira në qeverinë e re që do të formohet.
"Një shoqëri nuk do të përparojë kurrë pa gratë", tha Hayirhav, e cila kërkoi që në qeverinë e re të ketë vend edhe për gratë.
"Ne jemi mbledhur këtu për të mbrojtur të drejtat materiale dhe morale të grave dhe nëpërmjet zërit tonë të njoftojmë botën", tha Hayirhav.