Ayhan Mehmet
23 Qershor 2021•Përditësim: 24 Qershor 2021
Mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë në Greqi ndërprenë punën për të protestuar ndaj kushteve të punës dhe masave "shtrënguese", raporton Anadolu Agency (AA).
Me thirrjen e bërë nga Federata Greke e Punonjësve të Spitaleve Publik (POEDIN), mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë ndërprenë punën për 5 orë dhe u mblodhën përpara ndërtesës së Ministrisë së Punës në kryeqytetin Athinë.
Qindra punonjës të shëndetësisë që protestuan, më pas marshuan drejt ministrisë së shëndetësisë.
Kreu i POEDIN-it, Michalis Yannakos, në një fjalim në emër të grupit, tha se "Punonjësit e shëndetësisë të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetët e të tjerëve në luftën kundër pandemisë, tani po luftojnë edhe kundër sistemit të sëmurë të shëndetësisë".
Duke theksuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për përmirësimin e kushteve të punës, Yannakos, mbrojti idenë e tij se është e nevojshme që në sistemin e shëndetësisë të përfshihen më shumë punonjës.