Mohamed Sabry Emam Muhammed
02 Dhjetor 2017•Përditësim: 03 Dhjetor 2017
GAZA (AA) – Grupi palestinez i rezistencës, Hamas, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi planet e kësaj të fundit për të zhvendosur ambasadën në Jerusalem, dhe të njoh këtë qytet për kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar të shtunën, Hamasi thotë se një veprim i tillë amerikan, “paraqet sulm mbi qytetin, dhe në të njëjtën kohë do t'i përshkruaj (Izraelit) legjitimitetin mbi qytetin”. Ditë më parë, mediat amerikane thanë se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është duke marrë në konsideratë njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.
Hamasi nga ana e tij, vlerëson se ky veprim amerikan “do ti mundësonte Izraelit të vazhdoj me judaizimin e Jerusalemit dhe dëbimin e palestinezëve nga qyteti”, duke u bërë thirrje shteteve arabe dhe atyre muslimane të punojnë në drejtim të parandalimit të një veprimi të tillë të mundshëm.
Gjatë fushatës parazgjedhore, Trump, kishte premtuar zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem. Jerusalemi mbetet thelbi i konfliktit izraelito-palestinez, në të cilin palestinezët këmbëngulin që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të ardhshëm palestinez.