Ibrahim Ramadan
01 Nëntor 2022•Përditësim: 01 Nëntor 2022
Samiti i 31-të arab ka nisur në kryeqytetin Algjer, për herë të parë që nga viti 2019 për shkak të shpërthimi të pandemisë COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).
Në samitin dyditor po marrin pjesë 16 presidentë arab, përfshirë liderin e Algjerisë, Tunizisë, Katarit, Sudanit dhe Egjiptit.
Mbreti maroken, Mohammed VI, ka anashkaluar samitin. Po ashtu edhe princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, nuk merr pjesë për “arsye shëndetësore”.
Në samitin arab merr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Tunizia është vendi i fundit që organizoi samitin në vitin 2019.