Rania R.a. Abushamala
18 tetor 2023•Përditësim: 18 tetor 2023
Grupi libanez i Hezbollahut të mërkurën herët njoftoi se ka goditur një tank izraelit "Merkava" në vendin Al-Rahib në anën izraelite të kufirit, duke shkaktuar të vrarë dhe të plagosur në ekuipazhin e tankut, raporton Anadolu.
Në deklaratën e marrë nga Anadolu, thuhet se një grup luftëtarësh të saj të quajtur dëshmorët Husein Hani al-Taweel dhe Mahdi Mohammad Atoui "vënë në shënjestër tankun izraelit 'Merkava' që i përkiste ushtrisë 'pushtuese' në orën 3:15 të mëngjesit, sipas kohës lokale në Al-Rahib", i cili është përballë Aita al-Shaab në jug të Libanit.
"Ishte një goditje e drejtpërdrejtë, ndërsa në mesin e ekuipazhit ka të vrarë dhe të plagosur", thuhet në deklaratë.
Tensionet janë ndezur përgjatë kufirit izraelito-libanez mes një shkëmbimi zjarri midis forcave izraelite dhe Hezbollahut.
Situata është përshkallëzuar pas fushatës masive ajrore izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në qytetet kufitare izraelite.
Hezbollahu ka zhvilluar disa luftëra me Izraelin, e fundit në vitin 2006, kur grupi libanez goditi qytetet kryesore izraelite me raketa, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Më shumë se 1.000 libanezë u vranë në konflikt ndërsa pjesa më e madhe e Libanit jugor, që konsiderohet bastion i Hezbollahut, u shkatërrua nga sulmet izraelite.