Ebru Şengül Cevrioğlu
25 Dhjetor 2019•Përditësim: 27 Dhjetor 2019
Emetimet e dioksidit të karbonit në Holandë u ulën me 4.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2019 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Zyra Statistikore e Holandës (CBS), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në tremujorin e tretë të vitit 2019 ishte pak më ngrohtë sesa në të njëjtin tremujor të vitit 2018. Duke patur parasysh këtë efekt të motit, emetimet e dioksidit të karbonit ishin për 4.9 për qind më të ulëta në tremujorin e tretë të 2019, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tha CBS.
Zyra tha se rënia e emetimeve të dioksidit të karbonit në tremujorin e tretë të 2019 ishte kryesisht për shkak të kompanive energjetike që kanë përdorur më pak qymyr dhe më shumë gaz natyror për prodhimin e energjisë.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 1.9 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2019, theksoi CBS ndërsa emetimet u ulën.
Në të njëjtën periudhë, emetimet e dioksidit të karbonit nga kompanitë e administrimit të energjisë, ujit dhe mbeturinave u ulën me gati 13 për qind krahasuar me një vit më parë.
"Këto kompani përbënin gati 29 për qind të emetimeve totale të dioksidit të karbonit", theksoi CBS.
Në tremujorin e tretë, emetimet e dioksidit të karbonit në bujqësi, miniera, industrinë prodhuese dhe ndërtime u ulën mbi 5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Ky grup ishte përgjegjës për mbi 26 për qind të emetimeve totale në këtë tremujor të vitit 2019. Industria e naftës lëshoi më shumë dioksid karboni ndërsa emetimet nga industria kimike dhe industria e metaleve ishin më të ulëta se të njëjtën periudhë të vitt 2018, tha CBS.
- Emetimet më të larta të dioksidit të karbonit nga familjet dhe sektori i shërbimeve
Emetimet e dioksidit të karbonit nga familjet ishin gati 3 për qind më të larta në tremujorin e tretë të vitit 2019 sesa në tremujorin e tretë të vitit 2018. Më shumë gaz natyror u përdor për ngrohjen e shtëpive ndërsa konsumi i karburantit motorik gjithashtu ishte në rritje. Familjet zënë një pjesë në emetimet totale të dioksidit të karbonit që tejkalojnë 17 për qind.
Emetimet e dioksidit të karbonit nga sektori i shërbimeve u rritën me mbi 3 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sektori i shërbimeve në emetimet totale kontriboi me gati 11 për qind.
- Sektori i transportit lëshon më shumë dioksid karboni
CBS tha se emetimet e dioksidit të karbonit nga sektori i transportit u rritën me gati 2 për qind krahasur me tremujorin e tretë të vitit 2019. Ky sektor përbën mbi 17 për qind të emetimeve totale. Emetimet nga sektori i aviacionit, transporti rrugor dhe transporti i brendshëm u rritën ndërsa emetimet e transportit detar u ulën.