Abdullah Aşıran
18 Shkurt 2018•Përditësim: 18 Shkurt 2018
HAGË (AA) - Në Hagë të Holandës u mbajt marshimi në "mbështetje të TSK-së dhe protestë kundër PKK-së", me qëllim për të dhënë mbështetje për Operacionin "Dega e Ullirit" i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në marshimin e nisur në sheshin "Malieveld" përballë ambasadës së Turqisë në Hagë morën pjesë disa grupe, shumica të përbërë nga të rinj me flamuj në dorë.
Qytetarët turq që morën pjesë në këtë marshim ka brohoritur me slogane të ndryshme si "Turq dhe kurd janë vëllezër, PKK-ja është tradhtare", "Dëshmorët nuk vdesin, atdheu nuk ndahet", etj.
Gjatë marshimit i cili ka përfunduar në vendin ku ka nisur kanë qenë të angazhuar një numër i madh policëve.
Ndërkohë rikujtohet se përkrahësit e PYD/PKK-së në një protestë të mbajtur kohë më parë në kryeqytetin Amsterdam goditën dy taksistë turq dhe sulmuan një gazetarë turk. Përkrahësit e organizatës terroriste gjithashtu gjatë një proteste të mbajtur në stacionin e trenit Utrecht tentuan të sulmonin qytetarët turq që reaguan ndaj tyre duke mbajtur në duar flamuj turq.
Ndër të tjera rikujtohet se përkrahësit e PYD/PKK-së kanë sulmuar së fundmi disa xhami në Evropë.