Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
17 Janar 2017•Përditësim: 18 Janar 2017
IDLIB (AA) - Refugjatët në vendbanimin me tenda Hirbet el-Coz në perëndim të qytetit sirian Idlib, me ardhjen e dimrit po përballen me kushte të vështira jetese, raporton Anadolu Agency (AA).
Në 160 tenda jetojnë rreth 200 familje siriane. Baltë, dimër, mungesë e ushqimit dhe nxehjes janë vetëm disa nga problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë.
Halil Abu Bara (58) është një nga banorët e vendbanimit me tenda. Ai thotë se në Hirbet al-Coz ka ardhur nga Jebel Ekrada.
Ebu Bara tha se ditët e dimrit janë duke i kaluar me shumë vështirësi. Fëmijët, siç tregon, në shkollë shkojnë nëpër baltë ndërsa tenda ku është vendosur e tërë familja nuk kanë nxehje.
Ebu Bara tha se atyre u mungon edhe ushqimi.
"Rrugët janë krejtësisht në baltë, prandaj kemi problem për të sjell bukën në vendbanimin me tenda. Ne nuk kemi as nxehje", tha siriani 58-vjeçar.
Për shkak të shiut dhe baltës nuk kanë kushte për të mbledhur dru. Abu Bara u bën thirrje të gjithë njerëzve që t'u ndihmojnë, pasi çdo ndihmë është e mirëseardhur.