Ekip
10 Janar 2018•Përditësim: 10 Janar 2018
NEW DELHI (AA) – Në një seri të sulmeve në Indi, leopardët kanë vrarë javën e kaluar të paktën tre fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Besohet se dy fëmijë të vrarë në pjesën qendrore të Indisë, janë vrarë nga i njëjti leopard, ndërsa një tjetër 14 vjeçar ka pësuar në veri të vendit. Të gjitha sulmet ndodhën të dielën.
Në Indi, që është habitat i mijëra leopardëve, për një vit ndodhin dhjetëra sulme të tilla. "Rrëfimi për njerëzit dhe leopardët është në fakt rrëfimi për bashkëjetesën.
Miliona njerëz jetojnë në afërsi ku jetojnë leopardët", deklaroi Pranav Chanchani, koordinator i programit për mbrojtjen e tigrave që vepron në suaza të Fondit Botëror për Mbrojtjen e Mjedisit (WWF) në Indi.
Objektivi më i shpeshtë i sulmeve të tilla është popullsia rurale që jeton në shtëpitë pa energji elektrike si dhe pranë pyjeve ku leopardët, ndonjëherë tigrat, shpesh kërkojnë strehim.
Në qarkun Bahraich të shtetit Uttar Pradesh, ku 14 vjeçari u vra të dielën, gjatë vitit 2017, pati disa sulme vdekjeprurëse të kryera nga leopardët.