Zehra Ulucak
04 qershor 2018•Përditësim: 04 qershor 2018
ANKARA (AA) – India dhe SHBA-të kanë rënë dakord për vazhdimin e partneritetit strategjik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të "Hindustan Times", kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, të cilët u takuan në kuadër të Samitit të 17-të të Sigurisë së Azisë gjatë fundjavës në Singapor kanë dhënë fjalën për vazhdimin e partneritetit të fuqishëm në mes dy shteteve.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) Jeff Davis tha se “Mattis dhe Modi përveç rëndësisë së marrëdhënieve në mes të SHBA-ve dhe Indisë, kanë diskutuar edhe për rolin e tyre në bashkëpunimin mes dy vendeve për zbatimin e të drejtës, parimeve ndërkombëtare si dhe për ofrimin e lirive dhe transparencës në rajonin Indi-Paqësor”.
Davis thotë se Modi dhe Mattis kanë deklaruar se kanë rënë dakord në çështjet për vazhdimin e partneritetit të fuqishëm mes SHBA-ve dhe Indisë, paqen, stabilitetin dhe prosperitetit në rajon.