Dilara Hamit
01 Dhjetor 2020•Përditësim: 01 Dhjetor 2020
Vullkani Ili Lewotolok në Indonezi ka shpërthyer dy herë që nga e hëna, ndërsa nuk kishte raportime për lëndime ose dëmtime nga shpërthimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se vullkani shpërtheu mbrëmë dhe sot në mëngjes.
Është raportuar se hiri dhe tymi që dolën nga shpërthimi i parë arritën një lartësi prej 700 metrash nga krateri i vullkanit, ndërsa në 1.500 metra në shpërthimin e dytë.
Bordi Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive gjithashtu tha se prej mbrëmë, numri i njerëzve të evakuuar nga rajoni ka arritur në 4.628.
Zyrtarët paralajmëruan që njerëzit nuk duhet të jenë aktiv në rreze prej 4 kilometrash nga krateri i vullkanit dhe rekomanduan përdorimin e maskave dhe veshjeve mbrojtëse kundër efekteve anësore të hirit dhe tymit që shpërthen.