Mahmut Atanur
08 Dhjetor 2017•Përditësim: 08 Dhjetor 2017
XHAKARTË (AA) – Një grup i protestuesve janë mbledhur përballë ambasadës së SHBA-ve në Xhakartë të Indonezisë, duke reaguar kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra persona të cilët pas namazit të xhumasë u mblodhën përballë ambasadës së SHBA-ve në Xhakartë, protestuan duke mbajtur flamuj të Palestinës.
Protestuesit, duke marrë tekbir, brohoritën “Jerusalemi është i muslimanëve”, “Mallkojmë SHBA-të dhe Izraelin”, “Nuk e pranojmë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”.
Disa persona gjatë protestës i vunë zjarrin flamurin amerikan.
Protesta, ku policia kishte marrë masa të rrepta, përfundoi pa incidente.
Në anën tjetër ambasada e SHBA-ve në Xhakartë dje kishte publikuar një mesazh në të cilin paralajmëroi zyrtarët e ambasadës dhe shtetasit amerikanë që të jenë të kujdesshëm për sigurinë e tyre dhe të qëndrojnë larg vendeve ku organizohen protesta.
Ndërkohë u njoftua se konsullata e SHBA-ve në qytetin Surabaja sot nuk do të ofrojë shërbime.