Pizaro Gozali Idrus
14 Dhjetor 2021•Përditësim: 15 Dhjetor 2021
Numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit Semeru në provincën e Java-s Lindore të Indonezisë që ndodhi më 4 dhjetor është rritur në 48, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB) njoftoi se punimet për kërkim-shpëtim në rajon vazhdojnë me 4 ekipe në terren.
Ndërkohë janë evakuuar rreth 10 mijë banorë të rajonit pas shpërthimit.
Mali Semeru, vullkani më i lartë dhe më aktiv në ishullin Java të Indonezisë, më 7 dhjetor nxori re të dendura tymi dhe hiri, duke shkaktuar panik tek banorët.
Indonezia, një arkipelag ku jetojnë rreth 275 milionë banorë, shtrihet përgjatë "Unazës së Zjarrit të Paqësorit", ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.