İdris Okuducu
24 tetor 2017•Përditësim: 24 tetor 2017
ERBIL (AA) – Asambleja e Administratës Rajonale Kurde (ARK) në veri të Irakut ka miratuar sot vendimin për të shtyrë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale për tetë muaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhjet në nivel rajonal brenda Irakut ishin planifikuar për datën 1 nëntor 2017.
Macid Bazirgan, deputet nga radhët e turkmenëve, për AA tha se 60 deputetë mbështetën shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, ndërsa tetë kanë qenë kundër.
Në votimin e sotëm nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e Lëvizjes Goran (Ndryshimi), Partisë Shoqëria Islame (Komel) dhe Fronti Turkmen i Irakut.
Parlamenti i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut përbëhet nga 38 deputetë të Partisë Demokratike Kurde (PDK), 24 Lëvizjes Goran, 18 Unionit të Partiotëve Kurdë (KYD), 10 Unionit të Partisë Islame të Kurdistanit (Yekgirtu), gjashtë të Komelit.
Katër partitë e vogla kanë nga një ndërsa pakicat 11 deputetë.