İdris Okuducu
27 Shtator 2017•Përditësim: 27 Shtator 2017
ANBAR (AA) – Të paktën 20 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve mes pjesëtarëve të organizatës terroriste DEASH dhe forcave të sigurisë në rajonin Anbar të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e DEASH-it hynë në tre vendbanime në Ramadi të Anbarit pas çka erdhi deri tek përleshja me forcat e sigurisë.
Velid Duleymi nga ushtria irakiane konfirmoi për AA se forcat e sigurisë intervenuan pas hyrjes së DEASH-it në vendbanimet në Ramadi. Pas kësaj pati përleshje.
Nëpunësi policor në Anbar Adil El Ulvani tha se kanë kthyer kontrollin mbi një vendbanim në jug të Ramadit dhe se janë vrarë 20 terroristë.
Përleshjet ende zgjasin, ndërsa në fuqi është ndalesa për të dalë në rrugë në dy vende, të cilat ende janë nën kontroll të DEASH-it.
Organizata terroriste DEASH, e pushtoi Ramadin më 18 maj të vitit 2015. Forcat irakiane të sigurisë e çliruan qytetin më 28 dhjetor po të njëjtin vit.