İdris Okuducu
17 Shtator 2017•Përditësim: 18 Shtator 2017
ERBIL (AA) – Organizata terroriste DEASH ka kryer sulm vetëvrasës me bombë në një kazermë ushtarake amerikane në rrethin Mahmur në krahinën irakiane të Erbilit, raporton agjencia Anadolu Agency (AA).
Oficeri i Komandës të operacioneve të përbashkëta në Mosul, Suphan Hamid, për AA ka thënë se tre pjesëtarë të DEASH-it në mëngjes kanë kryer sulm në hyrje të bazës amerikane në Erbil.
Ndërkohë ushtarët amerikanë vranë dy sulmues dhe i treti arriti të aktivizojë mjetin shpërthyes në trup.
Baza ushtarake amerikane në Mahmur u hap vitin e kaluar për të mbështetur operacionin për çlirimin e Mosulit nga terroristët e DEASH-it.