Ekip
11 Mars 2020•Përditësim: 11 Mars 2020
Një burim i sigurimit irakian tha sot se një sulmues i paidentifikuar i armatosur ka vrarë dy aktivistë anti-qeveritarë irakianë në provincën Maysan, në Irakun jugor, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimi i sigurisë identifikoi emrat e aktivistëve si Abdel-Aaddous Qasim dhe Karrar Adil, të cilët u vranë në qytetin Amarah.
Autoritetet e sigurisë së qytetit ngritën hetim mbi ngjarjen.
Që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare në Irak, disa aktivistë kanë qenë subjekt i vrasjeve, torturave dhe rrëmbimeve.
Disa aktivistë akuzojnë grupe të armatosura shia, me lidhje të ngushta me Iranin, se qëndrojnë pas këtyre incidenteve. Megjithatë, këto grupe mohojnë këto akuza.
Që nga fillimi i tetorit Iraku u përfshi nga protestat masive për kushtet e dobëta të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të japë dorëheqjen.
Më shumë se 600 persona janë vrarë dhe 17,000 të tjerë u plagosën në protestat e deritanishme.