Muhammet Kurşun
02 Prill 2021•Përditësim: 02 Prill 2021
Në Iran si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur gjithsej 62.876 persona, përfshirë 117 vdekje të regjistruara brenda 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, njoftoi se gjatë ditës së fundit në vend janë zbuluar 11.660 raste të tjera të koronavirusit, prej të cilëve 1.330 pacientë janë hospitalizuar. Ajo shtoi se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 1.908.974.
Më tej, Lari tha se numri i pacientëve me COVID-19 në kujdes intensiv aktualisht është 4.005 dhe numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë arriti në 1.633.949.
Ajo më tej tha në Iran, ven me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, deri më sot janë kryer 12.963.778 teste të dyshuara për COVID-19.
Lari tha se sipas nivelit të rrezikut 46 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të "kuq", 119 qytete si zona "portokalli", 246 qytete si zona të "verdha" dhe 37 qytete si zona "blu".
Ajo po ashtu njoftoi se është ndaluar hyrja dhe dalja në qytetet me ngjyrë "të kuqe" dhe me ngjyrë "portokalli".